04-05-2024

Zyrtare: Ndeshjet e Kosovës do të transmetohen në RTK

Radio Televizioni i Kosovës ka konfirmuar se ka fituar të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.

Pas shumë viteve ndeshjet e Kosovës tashmë do të transmetohen nga transmetuesi publik.

RTK-ja ka fituar të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Kosovës që do t’i zhvillojë në kuadër të UEFA Nations League, ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror si dhe ndeshjet miqësore.

Të gjitha këto ndeshje do të transmetohen për periudhën 2024/26./GS

Asnjë koment

Comments are closed.