16-04-2024

Caktohet paraburgim prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve për dhunimin e të miturës nga Malisheva

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për dhunimin e një të miturës në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar Tringa Zhuti, zëdhënëse e kësaj gjykate.

“Dy të dyshuarve iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, konfirmoi Zhuti për “Betimi për Drejtësi“.

Një vajzë 13 vjeçare nga Malisheva, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy burra.

Burimet e Gazetës Sinjali treguan se ajo u gjet më pas me dy persona të moshës madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Gazeta Sinjali zbuloi se dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë: Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.