Nga 13 zonat e reja të trashëgimisë natyrore, disa në Has e Vrri të Prizrenit (FOTO)
Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu njoftoi sot se 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore i janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Disa nga zonat e mbrojtura janë në rajonin e Hasit e Vrrinit të Prizrenit, si Shpella e Zymit, Shpella e Shkozës, Trungu i Vjosës, Trungu i dushkut në Romaj, etj.
Shkrimi i plotë:
Po e nisim javën mbarë, me lajmin që nxit shpirtin e të gjithë natyrë-dashësve, ku plot 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.
Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore që i kemi shpallur në mbrojtje, kemi përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.
Lexo edhe:
Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë
Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës. Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjes institucionale dhe zbatimit e masave përkatëse.
Lista e 13 zonave të reja të trashëgimisë natyrore:
- Trungu i dushkut në Vlashnje – (Monument i natyrës më karakter botanik)
- Shpella në Shkozë
(Monumente gjeomorfologjik dhe speleologjik) - Në Vërmicë – Burimi i ujit natyral.
- Në Poslisht – Burimi i ujit natyral.
- Malsi e Re – Kompleksi i pishave
(Peizazh i mbrojtur me karakter botanik) - Humnera në Lubizhd të Hasit
(Monument i natyrës me karakter speleologjik) - Trungu i Vjosëa
(Monument i natyrës më karakter botanik) - Trungu i dushkut (Quercus sp.)
(Monument i natyrës më karakter botanik) - Trungu i dushkut (Quercus sp.)
(Monument i natyrës më karakter botanik) - Liqeni karstik në Zym
(Monument i natyrës me karakter hidrologjik) - Shpella në Zym (Monument i natyrës me karakter speleologjik)
- Trungu i dushkut në Romaj
(Monument i natyrës më karakter botanik) - Kompleksi i Trungjeve në Dedaj
(Monument i natyrës më karakter botanik)
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.