Pas njoftimeve për largimin e disa lojtarëve, KF Liria ka njoftuar sot edhe për largimin e trajnerit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Këtë njoftimi klubi prizrenas e bëri përmes njoftimit në rrjete sociale:
Mirsad Jonuz , nuk është më kryetrajner i Lirisë
Sot në mesditë, me marrëveshje klubi dhe trajneri Mirsad Jonuz, kanë ndëprerë bashkëpunimin.
“Po.Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Trajnerin e falenderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar.
Liria, shpejtë do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror.
/ Gazeta e Prizrenit