12-07-2024

“Nga sot kursehet xhepi dhe pacientët s’kanë nevojë të vijnë në Prishtinë”, Ministri Vitia jep detaje për Shërbimin e ri në Spitalin e Prizrenit 

Pesë ditë më parë është bërë është bërë përurimi i Shërbimit të ri në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ai i Kardiologjisë Intervente.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se me këtë sherbim të ri në Spitalin e Prizrenit, pacientët nuk kanë nevojë të vijnë në Prishtinë, për të marrë këto shërbime.

“5 ditë më parë ishim në Prizren për përurimin e Shërbimit të ri në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, atë të Kardiologjisë Intervente. Qysh në ditën e parë filloj puna. Deri tani për këtë intervenim pacientët duhej të vinin në Prishtinë. Jam shumë i lumtur që prej 5 ditësh shumë pacientë tashmë e kanë marrë këtë shërbim falë punës dhe profesionalizmit të mjekëve dhe infermiereve tanë”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Ndërsa ka falenderuar stafin mjeksor për punën e palodhshme.

“Sikurse është kënaqësi e veçantë kur investimet konkrete në shën

detësi japin rezultate direkte duke kursyer kohën e xhepin, por mbi të gjitha duke shpëtuar jetën e qytetarëve tanë.Një falenderim pa dyshim shkon për stafin mjekësor, mjekët e infermierët për punën e palodhshme”, ka shkuar Vitia.

Asnjë koment

Comments are closed.