26-11-2024

Nga sot, mjekët e profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë që mjekët dhe profesorët ta kenë të detyrueshme deklarimin e pasurisë.

“Me këtë projektligj përmbyllet pako anti korrupsion. Ky projektligj mundëson deklarimin e pasurisë online. Të dhënat do të jenë lehtësisht të regjistrueshme edhe në institucionet e tjera. Është bërë kategorizim i ri i zyrtarëve për deklarim të pasurisë. Në kategorinë e zyrtarëve publik janë shtuar mjekët e licencuar dhe profesorët e universiteteve publike’, tha zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu./Indeksonlinemmm

Asnjë koment

Comments are closed.