26-03-2025

Ngritet aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka, raporton Gazeta Sinjali.

Ai akuzohet për sulm dhe kanosje.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë F.D.(1972), me datë 09.02.2025, rreth orës 17:20 min, në Prizren, përdor forcën fizike ndaj të dëmtuarve A.M., dhe M.J., për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme në mes tij dhe të dëmtuarit M.J., lidhur me publikimin e disa informatave dhe lajmeve në rrjetet sociale, për partinë “KDTP” dhe për kryetarin e partisë-të pandehurin F.D.(1972), derisa të dëmtuarit ishin duke qëndruar në parkun e lagjes me disa anëtarë tjerë të partisë së tyre “YTHP”, për një moment i pandehuri hyn në park dhe me vrull i afrohet të dëmtuarës, dhe i drejtohet me fjalë kanosëse, dhe më pas me dy duart e kap të dëmtuarën nga pjesa e supeve dhe e shtynë, ku më pas aty ndërhyjnë të pranishmit dhe e largojnë të njëjtën nga parku, më pas i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit M.J., me fjalë kanosëse dhe menjëherë e sulmon, duke e goditur me trupin e tij, trupin e të dëmtuarit dhe me kokën e tij e shtyen kokën e të dëmtuarit, me ç`rast tek i dëmtuari shkakton dhimbje fizike. Me këto veprime, i njëjti kryen veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Po ashtu, i pandehuri i parë F.D. (1972), seriozisht i kanosë me fjalë, të dëmtuarit A.M., dhe M.J., se do t`i privojë nga jeta, me ç`rast të dëmtuarve u shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale. Me këto veprime i njëjti, kryen veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së”.

Asnjë koment

Comments are closed.