26-04-2024

Nis projektimi i autostradës Istog-Prizren

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për “Hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren”.

Rruga që do të lidhë këto qytete do të ketë gjatësinë 91 kilometra.

Vlera e kontratës së projektimit është 1,039,532.80 € dhe do të përfundojë brenda 16 muajsh, ndërsa punëkryes janë konzorciumi “Infra Plus & Infra Tek”, Prishtinë.

“Ky është edhe një hap më tepër i Qeverisë Haradinaj, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës, me në krye ministrin Lekaj, drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane”, thuhet në komunikatën e MI-së.​/koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.