20-04-2024

Paraburgim prizrenasit me shtetësi kroate, pasi dyshohet se goditi me veturë një grua 78 vjeça

Prizrenasit 25 vjeçar me inicialet  F.T.,  por që punon në Qepin të Kroacisë i është caktuar një muaj paraburgim si i dyshuar për veprën për veprën e rrezikimit në trafik, ku të dielën që shkoi goditi për vdekje, një grua të moshës 78 vjeçare, derisa po kalonte rrugën, në lagjen Arbana të Prizrenit.

Këtë masë ia shqiptoi Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën 26.08.2018 rreth orës 12.15 minuta, në Prizren në rrugën “Ismail Kryeziu” i pandehuri duke drejtuar automjetin e tij nga lagja Arbana në drejtim të Prizrenit, nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion duke i shkaktuar vdekjen B.M.

“Në atë mënyrë që derisa e njëjta ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, i pandehuri duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e godet të dëmtuarën me iniciale B.M., me pjesën e përparme të veturës, me ç‘rast nga goditjet e marra e dëmtuara ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.