20-04-2024

Para burgim shtetasit tëShqipërisë që sulmoi policët në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale G.M. nga Fieri i Shqipërisë, pasi ka sulmuar policët në Prizren.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 04:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.

“Me datën 27.08.2018 rrethe orës 01:50 minuta, saktësisht në Stacionin Policor në Prizren, i pandehuri me iniciale G.M. me dashje sulmon ose kanos seriozisht personat zyrtarë përkatësisht policët – të dëmtuarit me iniciale A.S. dhe A.A”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“I pandehuri ishte ftuar për intervistim në polici lidhur me një raste kanosje dhe pas njoftimit nga ana e zyrtarëve policor se i njëjti duhet të qëndrojë në stacion policor për 6 orë, i njëjti i revoltuar me njoftimin niset për të dal jashtë stacionit policor duke mos iu bindur urdhrave dhe gjatë kërkesës së zyrtarëve policor për tu kthyer brenda në stacion policor i njëjti fillon ti shtyjë dhe i godet zyrtarët policor”, thuhet në njoftim./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.