26-11-2024

Nis shpërndarja e faturave të rrymës për veriorët

Në veri të Kosovës nga 29 shkurti ka filluar shpërndarja e faturave të energjisë elektrike, konfirmojnë në terren gazetarët e Radios Evropa e Lirë. Faturat i ka lëshuar kompania Elektrosever, që është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije).

Kjo kompani mori licencën për autoritetet në Kosovë më 24 qershor të vitit 2023.

Banorët e veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që nga viti 1999, nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar.

Qytetarët në komunën e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nga tani do t’i marrin faturat për shpenzimin e rrymën në adresat e tyre. Fatura është me një pagesë fikse minimale prej 21.60 euro.

Në një faturë të lëshuar nga kompania Elektrosever, të cilën e siguroi Radio Evropa e Lirë, shkruhej se ajo ishte “parallogaria për energjinë e konsumuar për periudhën llogaritëse”. Fatura është në gjuhën shqipe dhe serbe, dhe në vlerën fikse të pagesës është përfshirë edhe 8 për qind Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Së bashku me faturën, qytetarëve në veri të Kosovë, u janë dërguar edhe kontrata për furnizim me energji elektrike./IO

 

YOU MA

Asnjë koment

Comments are closed.