23-11-2024

Nisma: Haskuka po e shfrytëzon pozitën për hapjen e vendeve për kontratë mbi vepër në prag të fushatës

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, reagon ndaj siç thuhet veprimeve të ulëta dhe mashtruese të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, për angazhim me kontratë mbi vepër të 25 të rinjve në prag të fushatës zgjedhore.

Kujtojmë se Nisma që ishte partneri i deritashëm i qeverisjes në Prizren, nga java e ka kaluar ka dalë në opozitë, shkaku i shkarkimit të drejtorit të Arsimit, nga radhët e saj nga Haskuka.

Në vazhdim komunikata pa ndëryrje e këtij subjekti:

“NISMA Socialdemokrate -Dega në Prizren, reagon ndaj veprimeve të ulëta dhe mashtruese të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, i cili pozitën e kryetarit të komunës po e shfrytëzon për të luajtur me ndjenjat e të rinjëve Prizrenas, duke hapur në prag të fushatës zgjedhore 25 vende për angazhim me kontratë mbi vepër.

Paftyrësia e kryetarit të komunës dhe komisarëve të tij politik, është e papranueshme për kulturën politike dhe institucionale të Prizrenit, edhe për faktin se ne para pak javësh kemi kontribuar që të angazhojmë me kontratë mbi vepër disa të rinjë përmes MPMS-së, me arsyetimin e Mytës se nuk kemi mjete financiare si komunë.

Shtrohet pyetja ku i gjeti burimet financiare Mytaheri, apo patronët e tij në Prishtinë, të cilëve ju duhen votat e qytetarëve të Prizrenit, e futën edhe në shkeljen e radhës, siç e kanë futur deri tash.
Dega e NISMA Socialdemokrate në Prizren, e përcaktuar tashmë si opozitë konstruktive do t’i demantojë në vazhdimësi lojërat e kujtdo qoftë me pushtetin dhe paranë publike.

Zyra për Informim, NS -Dega në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.