02-05-2024

Nisma Socialdemokrate në Prizren distancohet nga kuvendari, Sinan Aliaj

Nisma Socialdemokrate -Dega në Prizren, përmes një njoftimi bën me dije se qëndrimi i kuvendarit Sinan Aliaj në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal ka qenë individual dhe nuk ka përfaqësuar qëndrimin politik të Nismës në Prizren, thuhet në reagimin e Nismës Socialdemokrate në Prizren.

“Nisma Socialdemokrate në Prizren mendon se buxheti i Prizrenit është i konstruktuar mbi harta të ndikimit partiak, e përpiluar nga komisarë politik të Mytaher Haskukës.

Buxheti i Prizrenit për vitin 2020 nuk i përfshinë kërkesat prioritare të të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, si në qytet ashtu edhe në fshat, prandaj si i tillë nuk është në të mirë të qytetarëve, por është në të mirë e klaneve të caktuara të interesit”, thuhet në reagimin e Nismës.

Asnjë koment

Comments are closed.