Nisma: Vendimi i Gjykatës Themelore në Prizren tregoi se zhvillimi i konkursit në DKA ka qenë në përputhje me ligjet

Konkursi i fundit i Drejtorisë së Arsimit, për pranimin e mësimdhënësve të rinj është anuluar nga Gjykata e Themelore në Prizren.

Pas kësaj, Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren , përmes një komunikate për media ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore në Prizren tregoi edhe njëherë se zhvillimi i konkursit në DKA nga përfaqësuesit të saj në DKA ka qenë në përputhje me Ligjet dhe Udhëzimet Administrative në fuqi.

Me këtë rast thuhet se ndërhyrja e papërgjegjshme e autoriteteve komunale në konkurset e DKA-së, përpos shkeljeve të mëdha ligjore ka bërë edhe dëme të pariparueshme.

Komunikata e plotë:

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prizren tregoi edhe njëherë se zhvillimi i konkursit në DKA nga përfaqësuesi ynë atëherë, z.Gani Gërmizaj, ka qenë në përputhje me Ligjet dhe Udhëzimet Administrative në fuqi, veprim të cilin e kishte vlerësuar të drejtë edhe Inspektoriati i Punës, si në shkallën e parë, ashtu edhe sot në shkallën e dytë.

Ndërhyrja e papërgjegjshme e Mytaher Haskukës dhe Xhemile Vezgishtit në konkurset e DKA-së, përpos shkeljeve të mëdha ligjore ka bërë edhe dëme të pariparueshme në procesin arsimorë ku tashmë mijëra nxënës kanë humbur gjysmëvjetorin e parë pa mbajtur asnjë orë mësimi, për të cilën Dega e Nismës në Prizren shpreson që akterët e këtij dëmi të ndihen përgjegjës dhe të ikin në shtëpi.

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren ka qenë determinuese e ndryshimit të qeverisjes në Prizren në zgjedhjet lokale të vitit 2017, e bindur se qeverisja e re nuk do të vajzhdojë me avazin e keq’qeverisjes 10 vjeçare të PDK-së, por për fat të keq jo që nuk ndodhi ndryshimi pozitiv me Mytaher Haskukën dhe infantilët rreth tij, por kjo qeverisje u katandis më zi se qeverisja e “Klanit PRONTO”.

NISMA Socialdemokrate për një vit e gjysmë bashkëqeverisje, pasi ka vulosur fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ka bërë përpjekje të vazhdueshme që në përputhje me ligjin ti kthehet dinjiteti institucioneve komunale në Prizren dhe në këtë drejtim ajo në Prill të këtij viti ndërroi përfaqësuesin e saj politik në DKA me qëllim që të ngritet përgjegjësia në këtë dikaster shumë të rëndësishëm për perspektivën e shoqerisë tonë, mirëpo kjo nuk i konvenoi Mytaher Haskukës dhe komisarëve politik të VV-së, të cilët nuk e kishin prioritet zhvillimin e arsimit por plotësimin e ambicjeve të grupeve të caktuara dhe xhepave të tyre.

NISMA Socialdemokrate duke parë se partneri i koalicionit është tepër i papërgjegjshëm dhe i pavetëdijshëm për pozitat e tij, ajo në shtator të këtij viti prishi koalicionin duke mos pranuar që të bëhet pjesë e kaosit qeverisës në Prizren, për të cilën tashmë po dëshmon edhe koha, ku shumë zyrtarë të kësaj qeverie, më shumë qëndrojnë në organe të drejtesisë për të dhënë llogari sesa në vendet e tyre të punës.

IK N’SHPI MYTAHER HASKUKA!, thuhet nga zyra per Informin e Nismës Socialdemokrate – Dega në Prizren.