19-04-2024

Një 23 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit vdes pas goditjes nga rrufeja

Një person ka vdekur pas goditjes nga rrufeja. Banorë të fshatit Xërxë kanë njoftuar se bëhet fjalë për djaloshin 23 vjeçar,  Shpëtim Kabashi nga ky fshat.

Një mot me shi e bubullimë, sot gjatë paradites dhe në drekë ka përfshirë rajonin e Prizrenit.

Lajmi bashkë me foton e të ndjerit është publikuar edhe në rrjete sociale. Me këtë rast njoftohet edhe për varrimin e të ndjerit, që parashihet të bëhet të dielën.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.