02-11-2024

Me nderime të larta fetare varroset teologu Muhidin Ahmeti 

Me nderime të larta fetare sot në Prizren është varrosur teologu Muhidin Ahmeti.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin Myftiu Naim Tërnava, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, prof. dr. Shefqet Krasniqi, etj.

Namazi i xhenazës u fal në xhaminë e Bajraklisë, nën drejtimin e imamit, Reshat Mexhiti.

Ahmeti ka lindur në fshatin Zaplluxhe në vitin 1962. Shkollën fillore e kishte kryer në vendlindje, shkollën e mesme e mbaroi në Medresenë Alaudin në Prishtinë, ndërsa srudimet post-diplomike i kishte përfunduar na Kajro të Egjiptit, shkruan Opoja Sot.

Ai ishte i njohur për veprimtarinë e tij patriotike dhe fetare, ku u detyrua nga regjimi serb të emigroj në Shkodër dhe punoi si mësimdhënës, pedagog e kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresën Haxhi Sheh Shamia në këtë qytet, deri në mbarimin e luftës në Kosovë.

Nga viti 2006, ai ka vepruar në Ëells të Austrisë si petagog, imam dhe mësues. Së fundmi ai ishte kryeimam i Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.