Policia ka njoftuar për mbytjen e një 26 vjeçari, i cili ka humbur jetën në një pishinë në Prizren.
Viktima është gjetur nga punëtorët deri sa po pastronin pishinën. Sipas informatave të para, viktima i vitlindjes 1992. Nuk dihet koha e saktë se kur ka ndodhur rasti dhe as rrethanat.
Në komunikatën e policisë, thuhet se rasti rreth orës 18:49 minuta, Policia e Prizrenit është informuar për gjetjen e trupit të pajetë të një mashkulli i cili dyshohet se ka humbur jetën derisa po lahej në një pishinë në rrugën “Kukësi” në Prizren.
Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit.