16-04-2024

Një biçiklist goditet nga vetura në Prizren

Policia ka njoftuar se një biçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e goditje nga një veturë në Prizren.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur biçiklistin-viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 –orësh të PK-së.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.