Një e mitur lëndohet pas goditjes nga vetura në Prizren
Një vajzë e mitur është goditur dhe lënduar nga një veturë në rrugën “Tirana” në Prizren, Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30.
“Vozitësja femër K-Shqiptare me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësoren (femër K-Shqiptare) e mitur”, bëhet e ditur nga policia, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’.
Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit viktima është liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
P.S Foto nga arkivi GEP