26-04-2024

Nata e Bardhë për shndërrimin e Prizrenit në qytet të hapur

Bartësit e këtij organizimi të premten kanë shpjeguar se Nuit Blanche (Nata e Bardhë) është ngjarje kulturore e artistike dhe pjesë e dëshirës për (ri)zbulimin e mjedisit urban nga një këndvështrim i ri, që i fton të gjithë të rimarrin qytetin vetëm për një natë.

Është shpjeguar si një natë për tubim, për të ndarë aspektet e pazakonta dhe krijuese të skenës artistike bashkëkohore në një atmosferë të ngrohtë dhe festive që inkurajon zbulimin dhe çudinë. Kësisoj parashihet që instalimet, projeksionet multimediale dhe shfaqjet interaktive të jenë kudo në qendrën e Prizrenit deri në orët e para të mëngjesit.

Koordinatorja e projektit, artistja Blerta Hoçia, ka thënë se tema e edicionit të parë të Nuit Blanche në Prizren është “Qyteti i hapur”. (Koha Ditore)

Asnjë koment

Comments are closed.