19-04-2024

Në Krushë të Madhe, sot nis festivali tradicional “Agrofesta 2019”

Në Krushë të Madhe, sot në ora 11:15 hapet festivali tradicional i perimekulturës ”Agrofesta 2019”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Në këtë edicion ka aktivitete të ndryshme duke filluar nga hapja solemne e cila bëhet në ora 11 e 15 dhe duke vazhduar deri tek koncerti i këngëtarëve të njohur kosovarë MC Kresha dhe Lyrical Son, pos tyre do të ketë edhe DJ.

Pos tyre do të mbahet edhe një garë tradicionale “Kapja e peshkut me dorë” në lumin Drin i Bardhë. ‘GazetaePrizrenit.net’.

Asnjë koment

Comments are closed.