24-11-2024

Një person gjendet në rrugë, dyshohet se dikush e theri dhe e hodhi nga vetura

Policia ka njoftuar se një person është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është gjetur i shtrirë në rrugë, i sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë ata e kanë sulmuar, e kanë hedhur nga vetura në rrugë dhe më pas janë larguar.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Lagja Bazhderhane, Prizren 06.07.2024 – 23:50. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon te hetohet.”

Asnjë koment

Comments are closed.