22-11-2024

Një person lëndohet në një aksident në Prizren

Policia ka raportuar për një aksident trafiku në të cilin ka pësuar një këmbësor.

Në raport thuhet se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Joni” kur një automjet me tabela vendore, me vozitës të pa njohur pas aksidentit largohet nga vendi i ngjarjes.

“Viktima dërgohet nga familjarët për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku pas tretmanit mjekësor lirohet. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raport./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.