08-09-2024

Një pjesë e lagjes së “Trimave” dhe përreth saj pa drita prej prej mbrëmë

Një banorë i lagjes së “Trimave” dhe një tjetër  që banon në afërsi të Parkut të qytetit kanë njoftuar në portalin “GazetaePrizrenit.net” se prej mbrëmë nuk kanë energji elektrike.

“Prej orës 6 të pasditës së djeshme është ndërprerë rryma dhe ende nuk kemi”, kanë thënë ata.

Sipas tyre, shkak për këtë thuhet se të jetë një defekt në trafon që furnizon me energji lagjen e Trimave, në të cilën janë parë duke punuar ekipet e KEDS, por kjo e fundit nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar.

Asnjë koment

Comments are closed.