26-04-2024

Një prizrenas kapet me para të falsifikuara

Për shkak të gjetjes së parave të falsifikuara, një person është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 200 euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.