24-11-2024

Një vit burgim personit me iniciale F.B, për vjedhje të rëndë në Prizren

Departamenti i Përgjithshëm Penal, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore të Prizrenit,  ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale F.B. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 euro .

Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se me datën 21.12.2015, rreth orës 22.00 në Prizren në lokalin “Apetit” duke vepruar së bashku me të miturin me iniciale E.XH. me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kryejnë vjedhjen, në atë mënyrë që pas planifikimit paraprak duke shfrytëzuar orët e natës, shkojnë në lokalin e të dëmtuarit.

Duke vepruar me forcë i pandehuri me iniciale F.B. e thyen derën e lokalit, derisa i mituri qëndron te dera e lokalit për të bërë roje dhe nga aty marrin shumë të konsiderueshëm parash./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.