23-11-2024

Një vit pa rezultate për zbardhjen e vrasjes misterioze të Milit Shehut, në Krushë të Vogël

Një vit, pas vrasjes misterioze të Milit Shehut, ish-ushtar i UÇK-së, që ndodhi në Krushë të Vogël të Prizrenit, nuk ka ndonjë rezultat konkret për zbardhjen e rastit.

Vrasja engimatike e Shehut, roje në marketin “Getoari” mëngjesin e 26 korrikut 2018,  pat tronditur  jo vetëm fshatin Krushë të Vogël, por edhe rajonin e Përdrinisë  e më gjerë. Kjo për faktin se përveçse nuk dihej autori, deri tash së paku për opinion nuk dihen as motivet.

Njëri nga zyrtarët për media në Drejtorinë rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi ka thënë për portalin “Gazeta e Prizrenit”,  se rasti është duke u hetuar nga hetuesit rajonal, po ende nuk ka diçka konkrete rreth zbardhjes së tij.

Pas rastit policia njoftonte për hetime intensive, duke u kërkuar njësiteve policore përqendrim në elementet që ndihmojnë zbardhjen e vrasjes misterioze, përfshirë analizën detale të xhirimeve nga kamerat e sigurisë. Policia ka intervistuar disa persona, por nuk ka të arrestuar.

Imazh i ngjashëm

Vrasja dyshohet të jetë kryer me kallashnikov. Familjarë dhe banorë të fshatit patën thënë për autoritetet, se viktima nuk ka pasur ndonjë konflikt me askënd dhe se ka qenë njeri i urtë e punëtor.

Viktima ishte mashkulli më i madh i familjes. Gjatë luftës në masakrën e Krushës së Vogël, ai kishte të vrarë 5 anëtarë të familjes,  të atin dhe 4 vëllezër.

Zbardhjen e kësaj vrasje e ka kërkuar edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.