26-11-2024

Njëri nga sulmuesit e kapur në Banjskë nis të bashkëpunoj me organet e rendit, jep detaje

Policia e Kosovës një ditë më parë ka arritur të arrestoj disa nga sulmuesit në Banjskë të Zveçanit.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se njëri prej tyre, i cili ishte i plagosur ka nis të bashkëpunoj me Prokurorinë e Kosovës, përkatësisht organet e rendit.

Sipas këtyre burimeve, ai ka njoftuar se kanë qenë rreth 50 veta në këtë grup të armatosur.

Poashtu ai ka ndarë edhe detaje tjera me Prokurorinë e Kosovës.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, konfirmuan autoritetet.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarve u është caktuar tashmë masa e ndalimit prej 48 orësh dhe se ata dyshohen për një sërë veprash, përfshirë “sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “përgatitje të veprave terroriste” dhe “armëmbajtje pa leje”./IO

Asnjë koment

Comments are closed.