20-04-2024

Nuk keni vendosur maskën 35 euro dënimi, dalja në orën policore 200 euro

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 një ditë më parë është publikuar në Gazetën zyrtare, e që rrjedhimisht ka hyrë edhe në fuqi.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Ky ligj po ashtu trajton masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, çështjen e testimit, diagnozës dhe trajtimit, pastaj prezanton organet kompetente për shqiptimin e masave ndëshkimore, çështjen e lëvizjes në oraret e përcaktuara, pastaj çështjen e aktiviteteve në ambiente private e publike, etj.

Në Ligjin për Pandeminë rregullohet edhe çështje e vaksinës kundër coronavirusit.

“Vaksina Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që të siguroj për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër virusit COVID-19….. Shpenzimet për vaksinën anti COVID-19 dhe për vaksinimin e detyrueshëm i mbulon Qeveria e Republikës së Kosovës nga buxheti i Kosovës, nga donatorët apo përmes kredive që i merr Qeveria e Kosovës”, thuhet në ligj.

Neni 24 i këtij ligji rregullon çështjen e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mos respektimi.

Asnjë koment

Comments are closed.