Nuk ndalen dasmat në Kosovë, policia ndërhyn në një aheng në Malishevë
Pavarësisht vendimit të Qeverisë për ndalimin e tubimeve ku përfshihen edhe ahengjet familjare, një vendim i tillë nuk po zbatohen në disa komuna.
Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka bërë të ditur se kanë ndërhyrë në një dasmë në Malishevë.
Rekordi i Haskukës: Shkolla e Mjekësisë për dy vjet 4 ushtrues detyre të drejtorit
“Malishevë 20.08.2020-21:15. Njësiti policor së bashku me inspektorët gjatë inspektimit kanë vërejtur se është duke u mbajtur një aheng familjar në të cilin kishin qenë disa persona. I dyshuari mashkull kosovar kishte vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së RKS-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së lidhur me virusin Covid-19, andaj në konsultim me prokurorin ndaj tij është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/