Numër rekord i publikimeve të vendimeve të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Gjykata e Apelit e Kosovës në muajin Nëntor 2021 ka publikuar mbi 600 vendime, numri më i madh i vendimeve të publikuara në këtë Gjykatë për një muaj.

Meritat e një pune të tillë, i takojnë të gjithë stafit të kësaj Gjykate, të cilët brenda muajit që lamë pas, me përkushtim të jashtëzakonshëm u kujdesën që të bëjnë anonimizimin dhe publikimin e vendimeve.

Publikimi i këtyre vendimeve, ndikon në rritjen e transparencës së sistemit gjyqësor dhe njëkohësisht ofron mundësinë të gjithë personave të interesuar të njoftohen për së afërmi me vendimet e të gjitha departamenteve të Gjykatës së Apelit të Kosovës, duke i ofruar qasje absolute qytetarit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë organizatave të shoqërisë civile.

Në linkun në vijim mund të gjeni të gjitha vendimet e publikuara të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

https://apeli.gjyqesori-rks.org/…/lista-me…/…