Numërohen 3613 qendra votimi në Shqipëri, PS kryeson me 48.84%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat nga numërimi i 3613 qendrave të votimit në të gjithë vendin, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Deri më tani në 3613 qendra votimi të numëruara nga 5199 qendra votimi në total, Partia Socialiste ka marrë 514.013 vota ose 48.84 % të votave, PD-AN 412. 890 vota ose 39.23 % dhe LSI 72.024 vota ose 6.84 %.
PSD ka marrë 2.23 %, Nisma Thurje 0.62 %, Partia Lëvizja për Ndryshim (LN) 0.49 %, Bindja Demokratike (BD) 0.55 %, Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare (PLDSH) 0.31 %, Lëvizja e Re (LRE) 0.24 %, Aleanca Demokracia e Re (ADR) 0.19 %, Balli Kombëtar (PBK) 0.13 % dhe ABEOK 0.09 %.