25-04-2024

Nxënësit kopjuan me ‘sukses’ edhe sivjet në Testin e Arritshmërisë

Dje në Kosovë nxënësit semi-maturantë i janë nënshtruar Testit kombëtar të Arritshmërisë. Mirëpo, në rrjetet sociale u krijuan grupe dhe faqe me qëllim te kopjimit të testit dhe si viteve të kaluara, përpjekjet dolën të suksesshme.

T7 ka përcjell mbajtjen e testit në Shkollën Fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë.

Pak minuta i ndanin nga një test i rëndësishëm, por duket se e kishin marrë me sportivitet. Të këta gjithë janë nxënës te klasës së IX.

Ata do të i nënshtroheshin pjesës së parë të testit të arrishtshmërisë. Brenda ftoheshin në bazë të grupeve që iu ishin bërë me dije më herët.

Edhe pajisjet i kishin gati, e duket se këta semi-maturantë emocionet i kishin lënë në shtëpi. Mësimdhënësit ua treguan rregullat se si duhet të shkoj procesi, por rregullat ua bënë të ditura edhe monitoruesit nga Ministria e Arsimit

Testi zgjati dy orë dhe qetësia gjatë kësaj periudhe kaploi shkollën.

Rreth orës 12 dolën nxënësit e parë nga provimi. Ata për televizionin treguan si shkoi procesi.

Sidoqoftë, testi nuk u menaxhua aq mirë në nivel vendi.

Kjo pasi që në rrjetet sociale dolën qindra fotografi të nxënësve që kërkonin ndihmë. Ngjashëm ishte edhe në platformën Viber.

Pjesa e dytë e testit të arritshmërisë do të mbahet me 14 qershor.

 

Asnjë koment

Comments are closed.