Nyja e Milotit lehtëson qarkullimin gjatë sezonit në Shqipëri (video)
Nyja e Milotit është hapur pak ditë më parë për qarkullimin e mjeteve, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur gjatë këtij sezoni turistik, ndërsa po vazhdon puna edhe për rrugët dytësore.
Punimet në nyjen e Milotit janë një investim i qeverisë shqiptare me një fond prej 1.6 miliardë lekë.
Kjo rrugë është konsideruar një pikë strategjike për trafikun sepse lidh rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës. Punimet në nyjën e Milotit, nisën në muajin korrik të 2018, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve, transmeton atsh.
Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth, përcjell KP.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama, në profilin e tij të facebook-ut tashmë ka publikuar një video-pamje të këtij projekti: