Operacion i policisë në veri, konfiskohet sasi e madhe e armatimit
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të madh në veri të Mitrovicës ku ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të armatimit.
Armët e konfiskuara do të paraqiten pas pak edhe në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur nga policia në Drejtorinë Rajonale Policore- Mitrovicë Veri.
Në konferencë pritet të paraqiten ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla dhe kreu i policisë Gazmend Hoxha./IndeksOnline/