Opozita e kritikon, Haskuka vazhdon përplasjen me Prokurorinë
Përplasjet ndërmjet lidershipit të Komunës së Prizrenit dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit lidhur me (mos)hetimin e rasteve të dyshimta për keqpërdorime e shkelje ligjore në pushtetin lokal kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave.
Së fundmi, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i ka bërë thirrje edhe një herë Prokurorisë në Prizren që t’i shqyrtojë seriozisht të gjitha rastet e kësaj natyre dhe ta kryejë punën me përgjegjësi të plotë, shkruan sot Koha Ditore.
Prokuroria ditë më parë i pati quajtur të paqëndrueshme pretendimet e Haskukës, duke theksuar se Komuna nuk ka dorëzuar 60 kallëzime penale për rastet e dyshuara, por vetëm një njoftim lidhur me to. Në këtë përplasje publike janë përfshirë edhe partitë opozitare, PDK dhe AAK, të cilat i kanë vlerësuar si tendencioze deklaratat e kryetarit Haskuka. (Artikullin i plotë sot në “Koha Ditore”).