03-11-2024

Opozita ia përkthen qeverisjes aktuale qebapat e dikushme, në “mantia e pleskavica”

Kuvendarët e opozitës në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, e kanë “kryqëzuar” kryesuesin e KK-së, Artan Abrashi dhe qeverisjen e tashme të drejtuar nga Vetëvendosje, për shkak të shpenzimeve të bëra në 6 muajt e kaluar, duke e vlerësuar “qeverisje luksi” qeverisjen Hakuka, e që kritikat për konsum të qebapëve të bëra ndaj  ish-qeverisjes Muja, këta i kanë rritur, duke i kthyer në “pleskavica”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Kuvendarja e AAK-së, Agnesa Sinanaj,  derisa foli për shifrat e shpenzimeve në këta 6 muaj ia kujtoi kryesuesit Abrashi, një deklaratë të tij, kur ai  ishte në opozitë, ndërsa shpenzimet e qeverisjes Muja i kishte shndërruar në qebapa, për t’u dukur me tepër tek qytetarët.

Ajo tha se tashmë shpenzimet e kësaj qeverisje i ka përkthyer në mantia dhe ka dalë se janë shpenzuar 200 mijë copë.

Ndërkaq, Abrashi, tha se mantiat janë brum, në krahasim me qebapat që janë mish.

Simir Krasniqi nga PDK, pasi bëri një krahasim të shifrave rreth shpenzimeve 6 mujore, të këtij viti me ato të vitit paraprak, kur në qeverisje ishte PDK, dhe sipas tij  del se tash janë bërë më tepër. “Qeverisja Haskuka na doli qeverisje luksi. Ky është dështimi i saj”, tha ai, derisa vlerësoi se qeverisja e  PDK-së nuk e paska keqpërdor buxhetin, pasi kjo e tashmja është me e keqe.

Ai i tha Abrashit se për shkak të shpenzimeve qebapat e tij, tashmë janë bërë “në pleskavica”.

Në kontekstin e shpenzimeve, Ilir Baldedaj tha se për këta 6 muaj të punës, Komuna nuk e ka kryer asnjë investim nën 20 mijë euro, pos që janë mbetur duke shëtitur nëpër aeroporte.

Ertan Simitçiu, drejtor për Ekonomi e Financa, ka thënë se kryetari Haskuka, tash ka një vendim që drejtoritë sa herë që kanë nevojë për shpenzime për dreka, ta njoftojnë atë rreth shpenzimeve. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.