25-04-2024

Paraburgim dhe arrest shtëpiak për vrasjen në tentativë në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurve me iniciale A.D nga Suhareka L.B. nga fshati Semetisht i Suharekës dhe F.B. nga Suhareka për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë.

Për të pandehurin me iniciale A.D. edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve. Masa e paraburgimit për të pandehurit me iniciale A.D. dhe F.B. do t’i  llogaritet prej kohës së arrestimit datë 30.07.2018  nga ora 12:30 minuta dhe  do të zgjasë deri me datën 29.08.2018, ndërsa për të pandehuren me inicale L.B. ështëcaktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaj.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën 29.07.2018, rreth orës 22:10 minuta, në Suharekë, të pandehurit pas një mosmarrëveshje paraprake me G.M. me dashje kanë tentuar ta privojnë nga jeta atë dhe shokun e tij, me iniciale T.P.

Kjo ka ndodhur në atë mënyrë, që pas një mosmarrëveshje që kishte e pandehura me inicial L.B. me vëllain e G. M. me iniciale F.M., të pandehurit gjersa ishin në lëvizje me automjetin e tyre kanë shtënë me pistoletë, në drejtim të automjetit ‘Ford’ i cili ka qenë duke lëvizur para automjetit ‘Mercedes’ dhe drejtohej nga G.M. ku si pasagjer ishte edhe T.P me ç’rast nga të shtënat kanë goditur parafangon e prapme të automjetit Ford./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.