24-11-2024

Osmani nga Prizreni godet kundërshtarët: Ne s’kemi banda, s’e gjuajmë shtetin me gurë

Kanidataja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar nga Prizreni se do t’ia kthejë Kosovën qytetarëve të vendit.

Ajo ka pasur edhe disa fjalë për ata të cilët thonë se Vjosa Osmani nuk ka guxim që të veprojë.

“Prizren më i bukuri vend padyshim. Kam ardhë sot këtu për shumë mesazhe. Iu falendëroj nga zemra, sepse keni qenë mburoja ime në kohët më të vështira, E tëra që kanë arritur gjithë këto 20 vite është të mbjellin frikë e trishtim. Ata ndjellin frikë, ne ndjellim shpresë.

Kudo që shkojmë, mesazhi unë nuk është retorikë. Sepse buron nga dëshpërimi i secilit të ri, dhe ai mesazh është që shtetin e kapur t’ua kthejmë qytetarëve dhe pikë.

Po thonë Vjosa s’ka guxim sepse unë s’kam vjedhë kurrë, po thonë Vjosa s’ka guxim sepse unë se kam kërcënuar asnjë biznes e nuk e kam zhvatur askënd. Po thonë se Vjosa s’ka guxim se se kam gjuajt shtetin me gurë”, ka thënë ajo.

Teksa ka folur për ikjen e të rinjve ajo ka thënë se pasaporta e Kosovës nuk duhet të përdoren për të ikur, por për ta bartur si stemë të një shteti për të cilin ndjehen krenarë./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.