Osmani shkarkon nga detyra e Ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufajn
Presidentja Vjosa Osmani ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.
Sipas dekretit të siguruar nga Gazeta Express thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ngarkohet që të ndërrmerë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti.
“Z. Beqë Cufaj lirohet nga detyra e Ambasadorit të Misionit Diplomatik të Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë”, thuhet në vendim.
Ky Dekreti hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit.
Më poshtë keni dekretin. /gazetametro.net