24-11-2024

Pacolli mbështet Ramën: Nuk bën veprime për të dëmtuar Kosovën, kam punuar me të dhe e njoh

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se drafti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për asociacionin nuk bëhet kurrsesi për të dëmtuar Kosovën.

Pacolli tha se e përshëndet iniciativën, ndërsa shtoi se është dashur të ketë një bashkëpunim me faktorë të tjerë.

“Veprimin e tij nuk e ka bërë absolutisht me qëllim që të dëmtojë Kosovën apo t’i marrë diçka nga pasuria mendore nga meritat e Kurtit. Ai ka pritur deri tani, Rama di diçka më tepër, se është duke ndodhur diçka dhe para kësaj situate pa se është e mundur dhe ka vepruar”, tha ai

“Se di kush e ka iniciuar, a është konsultuar apo jo me Kurtin, me cilin faktor ndërkombëtar është konsultuara Rama dhe kush është përpiluesi i draftit. Por si iniciativë e përshëndes dhe duke e njohur Ramën, jam i bindur se nuk do bënte asnjë lëvizje që të dëmtonte Kosovën. Kam pasur rastin të punoj Ramën dhe është një njëri që i ka dalë zot Kosovës”, tha Pacolli për Euronews Albania.

Asnjë koment

Comments are closed.