27-07-2024

Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se u vra gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit

Policia po qëndron dhe e ka rrethuar me shirita vendin ku dyshohet se u vra me armë zjarri gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli. Pamjet i sjell T7.

Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje.

Sipas burimeve të Express, në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dy persona, por të njëjtit nuk janë identifikuar akoma.

Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas sonte në Prishtinë.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

 

“Ju njoftojmë se me të marrë informatën nga policia, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante. Nga informacionet preliminare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka ndërruar jetë një grua, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Nga vendi i ngjarjes janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me policinë, për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar prokuroria.

Vrasja e gruas në moshë të re ka ndodhur sonte rreth orës 20:20, teksa viktima është gjetur në një veturë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Asnjë koment

Comments are closed.