13-12-2024

Para dasmës, Afrona tregon si e ruajti lidhjen me Bleron

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika po presin me padurim 21 shtatorin, pasi në këtë ditë të shënuar çifti do kurorëzojë në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Gjatë këtyre viteve, Blero dhe Afrona nuk e kanë pasur të lehtë sepse për pesë vite lidhja e tyre ka qenë në distancë.

“Sigurisht që ka pasur momente kur, ndoshta edhe për shkak të largësisë, jemi grindur. Ka pasur raste edhe për gjëra të vogla, ashtu si shumica e çifteve. Sakrifica më e madhe është që kemi mbajtur 5 vite lidhjen në distancë shkruan noa.al. Nuk mund ta përballojë çdo çift këtë gjë”, u shpreh Afrona në një intervistë për “Revista Class”.

E pyetur se cili është më xheloz, modelja u përgjigj se, “Të dy jemi xhelozë, vetëm se unë e tregoj më shumë, ndërsa ai ka mënyrën e vet shumë diskrete. Mendoj që kjo ka të bëjë më shumë me lidhjen tonë në distancë, sepse gjithçka është ndryshe kur je larg partnerit”.

Lidhur me planet për fëmijë, nusja e ardhshme tregoi se, “Për momentin jo. Dëshirojmë që të udhëtojmë edhe pak dhe të bëjmë karrierë. Më vonë sigurisht që po”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.