23-11-2024

Paraburgim hajnit që vodhi një pompë benzine në Sharr (ish-Dragash)

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i krimeve të rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale O.M. nga Bresana e Sharrit (ish- Dragashit), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të grabitjes.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 20.02.2019 rreth orës 23:20, në fshatin Bellobrad,  duke përdorur forcën apo kanosjen serioze i maskuar me një çorapë të zezë në kokë si dhe duke pasur me vete një thikë, përvetëson pasurin e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme në atë mënyrë që hynë në pompën e benzinës “Ari Petrol”.

“Kur i pandehuri e vëren të dëmtuarin i cili ka qenë në cilësinë e rojtarit fillon duke i bërtitur dhe duke i kërkuar para, me ç‘rast me thikë në dorë, e godet viktimën dy herë në pjesën e majtë të shpinës, pas së cilës i njëjti merr një sasi të caktuar të parave dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur pas së cilës viktima – i dëmtuari është dërguar me automjetin e ambulancës në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku edhe iu është dhënë ndihma e parë”, thuhet në njoftimin e gjykatës./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.