03-11-2024

Paraburgim personit për rrezikimin deri në vdekje në Gjinoc të Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  lëndim i rëndë trupor.

Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do t’i  llogaritet prej datës së arrestimit dhe  do të zgjasë deri me datën 21.06.2018 në ora 10:00.

Në përshkrimin e lëndës del se i pandehuri i shkakton lëndim trupor me rrezikim të jetës e që ka rezultuar me vdekjen e personit të tillë, në atë mënyrë që me datën 07.04.2018 rreth orës 02.20 minuta, në kafenenë “Vullkan” në fshatin Gjinoc të Suharekës, pas një gjendje të dehur fjaloset me të ndjerin me iniciale D.M., pastaj së bashku dalin jashtë lokalit ku ishin edhe një numër i personave tjerë prezentë, pastaj  aty vazhdojnë të kacafyten dhe në një moment me grusht e godet të ndjerin një herë në fytyrë, i cili nga goditja me pjesën e prapme të kokës bie në beton, ku pas disa ditëve vdes në QKUK në Prishtinë.

Asnjë koment

Comments are closed.