26-04-2024

Gazetarë nga Korea e Jugut qëndruan në Prizren për t’i hulumtuar destinacionet atraktive

Në kuadër të vizitës, ata janë pritur edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, që edhe ka njoftuar se ka  pritur një delegacionin me gazetarë nga Korea e Jugut, të cilët janë këtu në rajon për të hulumtuar destinacionet turistike atraktive dhe për t’i rekomanduar në vendin e tyre.

‘’Prizreni është qytet me shumë trashëgimi kulturore dhe i rrethuar me male të cilat janë jashtëzakonisht atraktive për turistët nga Korea Jugore. Potenciali i Turizmit kulturorë dhe atij malor kanë qenë të pashfrytëzuara në të kaluarën, prandaj Komuna është duke investuar në këtë drejtim që Prizreni të jetë atraktiv në tregun global të turizmit’’, ka shkruar ai,

Kryetari më tej ka thënë se turizmi është dega e industrisë me zhvillim më të hovshëm gjithandej në botë, ndërsa për Prizrenin një rast i mirë, ngase kemi çka për të ofruar.

 

Asnjë koment

Comments are closed.