19-04-2024

Totaj: Sukseset e Bashkimit promovim i basketbollit të Kosovës

Kryetari i klubit të basketbollit ‘Bashkimi’ Shaqir Totaj, pas fitores së mbrëmshme, kur klubi u shpall i Kosovës në basketboll, i është drejtuar me një mesazh sportdashëve.

Përmes një postimi në ‘facebook’ ai ka shkruar se kjo është arritur pas  një rrugëtimi të gjatë të mbushur me sakrifica, me momente dramatike, batica e zbatica, por që më në fund të gjithë së bashku ‘ia dolëm’.

‘’Ishte një sezon i suksesshme ku ishim finalist në tri gara:
Kupa e Kosovës, Liga Ballkanike BIBL dhe IP Superliga e Kosovës
Dëshiroj t’i falënderoj ata pa përkrahjen e te cilëve ky sukses nuk do të kishte qene i mundur; në rend të parë sponsoret e shumte të KB Bashkimi, jo vetëm nga Prizreni, në krye me Komunën e Prizrenit, stafin menaxhues të klubit, si dhe lojtaret e KB Bashkimi të cilët me performancën e tyre shumë të mirë në parket na e sollën titulli’, shkroi ai.

Totaj vlerësoi se pa dyshim kjo është një e arritur në drejtim të promovimit të basketbollit dhe të Prizrenit, por dhe të Kosovës.

‘’Nëse ka pasur të tillë që me energji negative kanë tentuar të jenë pengesë në rrugëtimin e klubit drejt titullit ua përkujtojmë se “suksesi ynë megjithatë është arritur”, ka thënë ai

Totaj, të gjithë adhurueseve të basketbollit ua ka uruar titullin e parë të kampionit të KB Bashkimi. Foca KB Bashkimi Kampion

Asnjë koment

Comments are closed.