Paraburgim të dyshuarit nga Prizreni që u kap me dro:gë
Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të rinjtë që u kapën me një sasi të kokainës pak para mesnatës janë Mehmet Çakalli dhe Ardi Futko.
Tashmë Gjykata Themelore në Prizren e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Ardi Futko – për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja, dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke u mbështetur nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.
Kujtojmë se të dyshuarit ranë në prangat e Policisë në rrugën “Remzi Ademi” të Prizrenit, derisa Policia mori urdhër që të kontrollojë edhe një lokacion. Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Antidroga ka gjetur dhe konfiskuar edhe marihuanë, në sasi prej 7.54 gramë.
Kushdo që kryen këtë vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.