Paraburgim të dyshuarit nga Sllapuzhan i Suharekës, për “fajde dhe detyrim”
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale R.B. nga fshati Sllapuzhan, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të fajdesë.
“Sepse ai dyshohet se në vazhdimësi me anë të detyrimit lidhur me fajdetë ka detyruar personin tjetër që të veprojë në dëm të pasurisë së vet duke ia kërkuar shumën prej 64.000 euro me çka në fillim i dëmtuari i ka huazuar shumën prej 24.000 euro e cila shumë ka arritur deri në 64.000 euro, këto vepra penale janë rritje e sipër në territorin e fushë veprimit të kësaj gjykate, thuhet në njoftim nga zëdhënësja, Aferdita Kicaj nga Gjykata themelore e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net/