Paraburgim të dyshuarit për armëmbajtje pa leje, përdorim të armës dhe sulm
Gjykata Themelore në Prizren, sot ia ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale S.D., në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “sulmi”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar komunikatës për media të gjykatës në fjalë, masa e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet prej 7 shtatorit dhe do të zgjasë deri me 6 tetor.
Lexo edhe:
Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit
“Ekziston baza ligjore për caktimin e masës së paraburgimit sepse i pandehuri me datë 07.09.2020 rreth orës 18:00, në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me të pandehurin me iniciale D.K., pas përleshjes fizike në oborrin e hotelit “Albes”,shtënë nga arma e zjarrit. Po ashtu gjatë kontrollit tek i pandehuri janë gjetur një pistoletë e llojit “Walther” dhe “Cervena Zastava M-75” dhe municion për të cilat armë nuk kishte leje të organit kompetent të cilat i ka poseduar në kundërshtim me ligjin në fuqi e të cilat në mënyrë kërcënuese i ka përdorur.”, thuhet në komunikatën e GJTH. /GazetaePrizrenit